Browse

Article 1 min read

Kritika e Viola von Cramon për 'ushtrinë digjitale' të VV-së ngjall reagime

Share Post

25 Korrik 2026 19:01

Përveç politikanëve dhe ish-zyrtarëve në Kosovë, shqetësime për të ashtuquajturën “ushtri digjitale” të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës pretendohet se është edhe profili “Lule Gjeli”, kishin ngritur edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Para dy vjetësh, Viola von Cramon, atëkohë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kishte deklaruar se aktiviteti i kësaj strukture në rrjetet sociale kufizonte lirinë e shprehjes.