Article
•
•
1 min read
Kurti dhe Sorensen në qendër të vëmendjes për kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim janë diskutuar zhvillimet në raportet me Bashkimin Evropian, situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje konstruktive në dialog, duke synuar paqe të qëndrueshme, siguri euro-atlantike, stabilitet afatgjatë dhe fqinjësi të mirë me vendet evropiane.