Article
•
•
1 min read
Guximi i Liriton Mavrajt shpëton vajzën 3-vjeçare nga mbytja në Gjermani
Info First user · July 24, 2026 · Uncategorized
Një akt i jashtëzakonshëm guximi nga një shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave në Gjermani. Liriton Mavraj, me origjinë nga Kosova, u kthye në hero pasi shpëtoi jetën e një vajze 3-vjeçare që po mbytej në një pishinë në qytetin Aschaffenburg.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, gjithçka ndodhi brenda pak çastesh. Vogëlushja ishte pa shenja jete në ujë kur bashkëshortja e Liritonit e vuri re dhe kërkoi menjëherë ndihmë. Ai reagoi pa hezitim, u fut në pishinë dhe nisi përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.