Article
•
•
1 min read
Vlora Çitaku falënderon Edi Ramën për mbështetjen ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka thënë se për mbrojtje e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë atë që është dashur ta bëjë kryeministri i Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosova, ajo tha se mbrojtja e tyre është detyrim i çdo shqiptari.
“Kryeministri Edi Rama nga Shqipëria e ka marrë mbi vete edhe këtë barrë edhe ka bërë… Atë që do të duhej ta bënte edhe kryeministri i Kosovës… se unë po besoj që ka qenë obligim dhe detyrim i çdo shqiptari që ka një trohë pushtet, një trohë fuqi, një trohë platformë që të angazhohet në mbështetje të luftës sonë të drejtë”, deklaroi Çitaku.