Browse

Article 1 min read

Vendimi i papritur i Qeverisë Kurti që favorizon nënat e reja

Share Post

Gazeta Minuti arbn · July 24, 2026 · Uncategorized

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë ka miratuar 12 vendime. Sipas njoftimit, në mesin e vendimeve, ekzekutivi ka ndarë mjete financiare në shumën prej 9,480.00 euro për mbështetjen e realizimit të programit “OringinAL”, i cili promovon Republikën e Kosovës në nivel ndërkombëtar përmes forcimit të imazhit pozitiv të Republikës së Kosovës, promovimin e potencialit të saj turistik, kulturor dhe zhvillimor, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me diasporën në funksion të zhvillimit afatgjatë të vendit.

Gjithashtu, është themeluar Këshilli Kombëtar i Arteve, i cili konsiderohet një mekanizëm i rëndësishëm institucional që do të forcojë zhvillimin e politikave publike në fushën e artit dhe kulturës, duke garantuar profesionalizëm, pavarësi dhe përfaqësim të denjë të komunitetit artistik.