Browse

Article 1 min read

35-vjeçari në qendër të vëmendjes pas ngjarjes tragjike me Policinë

Share Post

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda automjetit ku ishte i izoluar, pas disa orësh negociatash me Policinë.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë është afruar pranë makinës ku ndodhej 35-vjeçari, ndërsa dyshohet se ai ka humbur jetën. Edhe Policia e Shtetit ka njoftuar se Buzi dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe negociatave intensive të zhvilluara prej orëve të para të mëngjesit, ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e gjahut”, njofton Policia e Shtetit.