Article
•
•
1 min read
Aksident i madh në Qafën e Duhlës me tre kamionë dhe një veturë
Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së premtes në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi.