Serwer ngre alarmin: Vuçiç pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës
Info First user · July 23, 2026 · Uncategorized
Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, paralajmëroi se prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet në të ardhmen, duke theksuar se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë. Në një intervistë në një studio televizive ai sugjeroi se Shqipëria si vend i NATO-s mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së Kosovës.
“Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt. Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet. E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të zgjidhte shumë probleme. Serbia po përmbush objektivat e botës së saj serbe dhe askush nuk po pret që kosovarët të lëvizin dhe njerëzit këtë duhet ta kuptojnë, që bota vazhdon të ecë. Të kesh një vit e gjysmë që të kesh qeverisje të qëndrueshme, bota s’ka për t’u ndalur, dhe me çfarë situate do përballeni pas kësaj ngecje politike. Duhen parë edhe disavantazhet e një situate të tillë. Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt si ushtri e mirëkualifikuar. A po ndodh sot? Vështirë ta themi, që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”.