Browse

Article 1 min read

Shtetasi serb arrestohet në Prishtinë: Dyshohet për modifikim armësh ilegalisht

Share Post

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar nën dyshimin për importim, eksportim, furnizim, transportim, prodhim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet Z.M. është arrestuar në flagrancë më 22 korrik 2026, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.