Browse

Article 1 min read

Operacion në Prishtinë: Arrestime në skemën ndërkombëtare të falsifikimit të dokumenteve

Share Post

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot më datë 23.07.2026, janë realizuar bastisje në tre lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale ”Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.