Browse

Article 1 min read

Tronditje në Strellc: Djali dyshohet për vrasjen aksidentale të babait

Share Post

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, ku një person humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Shpend Hasanramaj, ndërsa i dyshuari është djali i tij, Erdonit Hasanramaj (26-vjeçar).

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat në të cilat arma është shkrepur dhe ka rezultuar fatale për viktimën janë ende objekt i hetimeve.