Browse

Article 1 min read

Deputeti i LDK-së Ermal Sadiku mbështet prishjen e vilave në Ujman

Share Post

Ermal Sadiku deputeti i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur mbështetje ndaj rrënimit të vilave përreth Liqenit të Ujmanit të cilat ishin ndërtuar në pronën e ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Sadiku ka thënë se mbështet edhe Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.

“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit. Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale”, ka shkruar Sadiku në Facebook.