Article
•
•
1 min read
Dënim tronditës: 4 muaj burg për kërcënimin ndaj Hysni Gucatit në Facebook
Gjykata Themelore në Drenas ka shpallur fajtor Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, duke e dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Përveç dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar të akuzuarit edhe një gjobë prej 70 eurosh, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Avdullahu më 3 qershor 2026, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, dyshohet se ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën.