Browse

Article 1 min read

Koment kërcënues çon në burg: 4 muaj për Eqrem Avdullahun

Share Post

Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, i akuzuar për veprën penale të kanosjes ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Vendimi u shpall në seancën përfundimtare, ku gjykata e dënoi gjithashtu të akuzuarin edhe me një gjobë prej 70 eurosh. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi.

Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kanosur Gucatin përmes një komenti në rrjetin social Facebook.