Article
•
•
1 min read
Tragjedi në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë: Gruaja humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Hoxhës, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.