Browse

Article 1 min read

Fund tragjik i policit kosovar në Morinë ngjall hetime të thella

Share Post

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me rastin e policit të Kosovës, Shaban Hajdari, i cili u gjet pa shenja jete në zonën e Morinës, në Kukës.

Sipas informacioneve të reja, arma e gjetur në vendin e ngjarjes rezulton të ketë qenë arma zyrtare e shërbimit e pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

35-vjeçari nga Prizreni, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armën e tij të shërbimit.