Browse

Article 1 min read

Zyrtarët e Ministrisë në Vëmendje për Mashtrimin me Dokumente

Share Post

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre (3) persona për 48 orë.

Në njoftim thuhet se nga personat e ndaluar, dy (2) janë në cilësinë e personave zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njëri prej tyre zyrtar në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri është zyrtar në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

Sipas dyshimeve të bazuara në fazën fillestare, të dyshuarit me inicialet F.Sh., dhe G.j., në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohen se kanë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe i dyshuari me inicialet D.K., dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Falsfikimi i dokumenteve”, nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.