Browse

Article 1 min read

Thirrja urgjente e Ibër-Lepenc: Banorët e Ujmanit duhet të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Share Post

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” u ka kërkuar banorëve të zonës kadastrale në afërsi të Liqenit të Ujmanit, që brenda shtatë ditësh ta dorëzojnë dokumentacionin që dëshmon pronësinë mbi tokat dhe objektet e tyre.

Në dokumentin, të cilin e ka siguruar RTKLive, e i cili mban datën e sotme (22 korrik 2026) thuhet se kërkesa u drejtohet të gjithë banorëve që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e mbuluar nga projektet e ndërmarrjes.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të dorëzojnë dëshminë e pronësisë (tapinë), kontratën e blerjes apo shitjes ose çdo dokument tjetër ligjor që vërteton pronësinë mbi pasurinë.