Browse

Article 1 min read

Premtimi i fuqishëm i Ramës: Pagat e ushtarakëve në nivelin e NATO-s deri në 2030

Share Post

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se paga e ushtarakëve shqiptarë do të arrijë nivelin e mesatares së forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 2030, ndërsa statusi i ushtarakut është në fazën finale të miratimit.

Duke folur në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura, Rama theksoi progresin e madh të Forcave të Armatosura që nga një gjendje dramatike fillestare deri në nivelin aktual.

“Sot është një ditë krenarie për Forcat e Armatosura. Është krenari për të gjithë sepse e kam të pamundur të mos kujtoj se nga çfarë situate dramatike ka nisur ringritja dhe konsolidimi i Forcave të Armatosura.