Article
•
•
1 min read
Plani Ambicioz i Ramës: Pagat e Ushtarakëve Shqiptarë do të Arrijnë Mesataren e NATO-s deri në 2030
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se paga e ushtarakëve shqiptarë do të arrijë nivelin e mesatares së forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 2030, ndërsa statusi i ushtarakut është në fazën finale të miratimit.
Duke folur në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura, Rama theksoi progresin e madh të Forcave të Armatosura që nga një gjendje dramatike fillestare deri në nivelin aktual.
“Sot është një ditë krenarie për Forcat e Armatosura. Është krenari për të gjithë sepse e kam të pamundur të mos kujtoj se nga çfarë situate dramatike ka nisur ringritja dhe konsolidimi i Forcave të Armatosura.