Article
•
•
1 min read
Thirrja e Spahiut për dhënien e shtetësisë shqiptare për kosovarët ngjall debat
Info First user · July 22, 2026 · Uncategorized
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Spahiu tha se Shqipëria ka një borxh historik ndaj Kosovës dhe se një nga mënyrat për ta adresuar këtë është përmes dhënies së shtetësisë për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Shqipëria i ka shumë borxhe Kosovës, por sot jemi mbledhur për të diskutuar vetëm për një borxh. Mendoj se vet ekzistenca e sovranitetit dhe pavarësisë së Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa Kosovën, por edhe Kosova nuk do të ekzistonte pa Shqipërinë”, u shpreh ai.