Browse

Article 1 min read

Irani paralajmëron kundërpërgjigje mes kërcënimeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore

Share Post

Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar sërish, pasi Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përdorin programin bërthamor si justifikim për veprime kundër vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi se kërcënimet dhe sulmet e mundshme ndaj objekteve bërthamore iraniane përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe synojnë pengimin e zhvillimit shkencor të Iranit.

Sipas tij, aktivitetet bërthamore të Teheranit janë të deklaruara pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ndërsa pretendimet amerikane për një kompleks të fshehtë bërthamor në zonën e njohur si “Mali Pickaxe” i ka cilësuar si “pretekst për agresion dhe sabotim”.