Browse

Article 1 min read

Reagimi i fortë i Sveçlës: Katër të arrestuar në aksionin e madh policor

Share Post

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes një postimi, Sveçla ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Divizionit për të Huaj, një zyrtar i Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe një shtetas i huaj.

Sipas Sveçlës, ekziston dyshimi se të arrestuarit, në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare dhe ndërmjetësuese, me qëllim të përfitimit financiar, kanë kryer shërbime ndaj palëve duke anashkaluar procedurat ligjore.