Browse

Article 1 min read

Ngjarje në Pejë: Të shtëna pas përleshjes fizike, arrestime në vend

Share Post

E Mërkurë, 22 Korrik 2026 11:01

Një person është plagosur lehtë dhe një tjetër është arrestuar pas një përleshjeje fizike dhe të shtënave me armë zjarri në fshatin Kosuriq të Pejës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, rasti është raportuar më 21 korrik 2026 në stacionin policor në Pejë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën, i cili ka deklaruar se pas një përleshjeje fizike me një person, ky i fundit, së bashku me një të dyshuar tjetër, ka shtënë me armë zjarri.