Browse

Article 1 min read

Tragjedia në Gjilan: Kushtet e motit sjellin një viktimë

Share Post

Gazeta Minuti arbn · July 21, 2026 · Uncategorized

Valon Osmani nga policia rajonale e Gjilanit, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 16:30, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë.

I njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete, tha Osmani.