Article
•
•
1 min read
Mesazhi prekës i Pranvera Shabanit për vjehrrën e ndjerë
Nusja e Fatmire Shabanit, gruas që humbi jetën tragjikisht së bashku me familjarët e saj në aksidentin në rrugën Bllacë-Shkup, ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të vjehrrës së saj.
Përmes një postimi në Facebook, Pranvera Shabani ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Fatmire Shabanit, duke e përshkruar atë si një grua të fortë, të dashur dhe një shtyllë të familjes.
“Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo të mirë që më dhe”, ka shkruar ajo.