Article
•
•
1 min read
Baristi i famshëm kundër Berishës: Arsyeja pse u larguam nga Shqipëria
Info First user · July 20, 2026 · Uncategorized
Baristi i famshëm shqiptar, (videot e të cilit kanë miliona shikime në rrjet), Dritan Alsela, i cili jeton dhe punon në Gjermani, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kreut të PD, Sali Berisha.
Ky i fundit, përdori një video të Alselës për të goditur kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij FB, baristi i njohur iu përvesh Berishës, duke e cilësuar atë si shkakun pse ai vetë dhe mijëra shqiptarë të tjerë emigruan në vitet ’90, duke u detyruar të braktisin vendin.