Browse

Article 1 min read

A është Serbia gati të njohë Kosovën? Parashikimi i guximshëm i Ramabajës

Share Post

Info First user · July 20, 2026 · Uncategorized

Analisti dhe profesori Sadri Ramabaja deklaron se ka sinjale të qarta për zhvillime të rëndësishme politike në muajt në vijim, duke paralajmëruar madje edhe “befasi” në skenën rajonale, njofton euronews, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, pritet që në fund të prillit ose në fillim të majit të vihet në tavolinë një plan i ri amerikan, i cili në thelb ka njohjen e ndërsjellë mes Kosova dhe Serbia. Ky plan, sipas Ramabajës, do ta detyrojë Beogradin që të përballet me realitetin e krijuar politik dhe ta njohë shtetin e Kosovës.