Article
•
•
1 min read
Mesazhi i Kryetarit Idrizi pas Humbjes Tragjike në Komunitetin e Vushtrrisë
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllime për familjet Tërnava dhe Shabani, pas humbjes tragjike të jetës së tre bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.
Përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar nga Komuna e Vushtrrisë, Idrizi tha se ngjarja ka tronditur të gjithë qytetarët e komunës.
“Na ka tronditur të gjithëve humbja tragjike e jetës së bashkëqytetarëve tanë, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Kjo tragjedi ka prekur jo vetëm familjet e tyre, por edhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.