Article
•
•
1 min read
Bertoni për Maradonën ndaj Messit: Një debat fenomenal
Daniel Bertoni, kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, ka folur për finalen e Kupës së Botës 2026, për Lionel Messin, Diego Maradonën dhe lojtarët që po shkëlqejnë me fanellën e “Albicelestes”.
Ish-sulmuesi argjentinas, i cili shënoi edhe në finalen e vitit 1978 ndaj Holandës, ka thënë se një finale e Botërorit është një moment që duhet shijuar dhe jo frikësuar.
“Duhet ta përjetosh si një nder, është privilegj të jesh aty”, ka deklaruar Bertoni për Gazzetta dello Sport, i cili sot është 71-vjeçar dhe po e ndjek Botërorin në Argjentinë së bashku me familjen dhe miqtë.