Browse

Article 1 min read

Aksidenti Tragjik: 42-vjeçari Ndërron Jetë pasi Traktori u Rrokullis në Klinë

Share Post

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.

Viktima është Ardian Kalludra, 42-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:55.