Article
•
•
1 min read
Aksidenti Tragjik: Humbet Jetën Ardian Kalludra në Gremnik
Gazeta Sinjali mëson se personi që humbi jetën sot në vetaksidentin me traktor në fshatin Gremnik të Komunës së Klinës është Ardian Kalludra.
Kalludra ka humbur jetën pasi traktori me të cilin ishte duke lëvizur është rrokullisur, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.