Article
•
•
1 min read
Paralajmërimi i NATO-s: A mund të shkaktojnë tensionet me Iranin Luftën e Tretë Botërore?
Rreziku për një konflikt të madh global po shihet gjithnjë e më seriozisht nga disa analistë ndërkombëtarë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten pas zhvillimeve të fundit ushtarake që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Iranin.
Paralajmërimi vjen nga Florence Gaub, e cila drejton sektorin e kërkimeve në NATO Defense College. Ajo ka folur për këtë çështje në një intervistë për një media spanjolle, ku ka shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës.
Sipas saj, një luftë globale nuk fillon gjithmonë nga një vendim i drejtpërdrejtë apo nga një plan i qartë për konflikt. Në shumë raste, ngjarjet mund të zhvillohen gradualisht dhe të dalin jashtë kontrollit.