Article
•
•
1 min read
Klinika e Pediatrisë në Kosovë ngjall reagime, ja pse
Pas reagimeve të shumta dhe masave të ndërmarra lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, të cilat erdhën pas publikimit të pamjeve nga qytetarja Aulonë Mehmeti gjatë trajtimit të fëmijës së saj në këtë klinikë, ka reaguar Durim Elshani, këshilltar në kabinetin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Përmes një postimi në Facebook, Elshani është munduar ta arsyetojë gjendjen në Pediatri, duke thënë se sistemi shëndetësor ka trashëguar probleme të shumta infrastrukturore dhe se ndërhyrjet janë bërë fillimisht në njësitë ku ka pasur më së shumti nevojë.
Por, megjithatë Elshani ka pranuar se në disa aspekte nuk është vepruar me intensitetin e duhur.