Article
•
•
1 min read
Studentja nga Maqedonia sfidon Ramën: A do ta thërrasë Kurtin vëlla?
Studentja nga Maqedonia i kërkon Ramës rol më të madh për shqiptarët në rajon…
Një pyetje e një studenteje nga Maqedonia e Veriut “ka zënë ngushtë” Edi Ramën. Duke u ndalur te situata e shqiptarëve atje, ajo e ka pyetur Edi Ramën nëse do të guxojë të ulet me Albin Kurtin si dy vëllezër dhe të flasin për të dalë me një qëndrim të përbashkët për shqiptarët. Deklarata e saj u bë gjatë një takimi me të rinjtë në Jalë.
Studentja Albana Elezi vlerësoi mbështetjen që Tirana zyrtare ka dhënë ndër vite, por ngriti shqetësimin për mungesën e një qasjeje të unifikuar mes liderëve shqiptarë.