Article
•
•
1 min read
Zelensky paralajmëron ndryshime të mëdha: Ukraina pret kryeministër të ri
12 Korrik 2026 15:24
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi do të ketë së shpejti një kryeministër dhe kabinet të ri qeveritar, duke paralajmëruar një riorganizim të rëndësishëm politik.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky tha se ka diskutuar ndryshimet me kryeministren aktuale, Yuliia Svyrydenko, duke theksuar se është koha për rinovimin e Qeverisë.