Article
•
•
1 min read
Pishina e Gërmisë hapet sot pasi uji kalon testin e pastërtisë
Pishina e Gërmisë do të rihapet për qytetarët nga sot, pasi analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë konfirmuar se cilësia e ujit është brenda standardeve.
Lajmin e ka bërë të ditur të premten NPL “Sport Marketing”, e cila njoftoi se rezultatet e analizave tashmë janë pranuar dhe se uji në pishinë ka rezultuar i pastër.
“Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.