Browse

Article 1 min read

Shqipëria e mbushur me turistë nga Kosova: Mbi 12 mijë kaluan kufirin në vetëm katër orë

Share Post

Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën, ndërsa mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar, Parkut Kombëtar të Valbonës dhe destinacioneve të tjera turistike për fundjavë dhe pushime verore.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, gjatë këtyre dy muajve janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 2 milionë shtetas, me një mesatare ditore prej më shumë se 42 mijë personash.

Pjesa dërrmuese e udhëtarëve kanë qenë shtetas të Kosovës.