Article
•
•
1 min read
Kolonel A. J. Berg nderohet në ceremoninë presidenciale të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar Kolonelin A. J. Berg me Medaljen Presidenciale Ushtarake, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi, Haxhiu bëri të ditur se dekorimi u bë në përfundim të mandatit të Bergut si Atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Kosovë.
Ajo e falënderoi atë për angazhimin në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe SHBA-së.