Article
•
•
1 min read
Albin Kurti fton krerët e partive për bisedime të rëndësishme presidenciale
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar sot ftesë për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar çështjen e presidentit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili tha se letrat për takim u janë dërguar tre liderëve opozitarë gjatë mëngjesit.
Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.