Article
•
•
1 min read
Premtimi i guximshëm i Albin Kurtit: Investimi 1 miliard euro në mbrojtje ndez debat
11:09 |
3 Korrik 2026
U mbajt diplomimi i gjeneratës 2026 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se në mandatin e ardhshëm synohet investimi i 1 miliard eurove në mbrojtje.
“Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro, do t’i kemi 1 mijë vajza pjesë të ushtrisë sonë. Do ta kemi fabrikën tonë për prodhimin e municioneve, do t’i kemi municionet tona, por më e rëndësishmja, do të vazhdojmë të kemi ushtarakë më të përgatitur e më të shkolluar se asnjëherë më parë, sepse pjesë e ushtrisë sonë janë pikërisht këto vajza”, tha ai.