Article
•
•
1 min read
Mozzik nderon Shkurte Fejzën me fjalë të mëdha
16:58 |
28 Qershor 2026
Reperi i njohur, Mozzik ka publikuar një fotografi krah ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejzës, duke i kushtuar asaj fjalë të veçanta vlerësimi.
“Nder dhe kënaqësi ta ndaj këtë moment me ikonën e muzikës shqiptare, Shkurte Fejzën. Respekt për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës sonë”, ka shkruar ai në instastory.
Me këtë dedikim, artisti shprehu respektin dhe mirënjohjen për kontributin shumëvjeçar të Shkurte Fejzës në muzikën dhe kulturën shqiptare./Arbresh.info