Pse studentët po flasin për pagesën prej 100 eurosh?
16:11 |
25 Qershor 2026
Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Sipas Muratit, pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që kanë përmbushur kriteret për të përfituar mbështetjen e njëhershme financiare në vlerë prej 100 eurosh.
“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka bërë të ditur Murati./Arbresh.info