Browse

Article 1 min read

Pse takimi i mëngjesit me Albin Kurtin po ngjall reagime

Share Post

16:39 | 19 Qershor 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm organizoi pritjen tashmë tradicionale për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit, në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që japin për qytetarët dhe shtetin.

“Unë ju falënderoj të gjithëve për angazhimin edhe kontributin që bëni. Qartazi shteti ecën pavarësisht pengesave politike, pavarësisht vështirësive të ndryshme procedurale. Edhe rritja ekonomike, edhe zhvillimi kulturor, edhe administrata shtetërore, por gjithashtu edhe fushëveprimtaritë tejet të rëndësishme që janë për qytetarët e Republikës, prej arsimit e shëndetësisë, tek infrastruktura, mjedisi, sporti e të tjera, që të gjitha janë duke ecur mbarë e mirë dhe kjo duke ju falënderuar zyrtarëve si puna juaj që janë këtu në kryeministri, por edhe në secilën ministri, dhe agjenci të shtetit tonë”, vlerësoi kryeministri në detyrë Kurti./Arbresh.info