Albulena Haxhiu trondit me numrin e votave, barazon me dyshen e LDK-së
TB
Gazeta Minuti arbn · June 17, 2026 · Uncategorized
Një rezultat që po komentohet gjerësisht në skenën politike ka ardhur nga numërimi i votave, ku kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka shënuar një mbështetje të jashtëzakonshme duke grumbulluar plot 164,147 vota, një shifër që ka habitur jo pak opinionin publik, raporton Gazeta Minuti.
Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është fakti se Haxhiu ka arritur pothuajse të barazohet me votat e kombinuara të dy figurave kryesore të listës së LDK-së, respektivisht Vjosa Osmani, e cila kishte marrë 91,724 vota, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 83,428 vota.
Kur mblidhen votat e dy figurave kryesore të LDK-së, totali arrin në 175,152 vota, çka tregon se Albulena Haxhiu, si një emër i vetëm në garë, ka qenë vetëm pak mijëra vota larg arritjes së kësaj shifre.
Ky rezultat po shihet nga analistët politikë si një tregues i fuqisë elektorale dhe besimit të madh që një pjesë e qytetarëve kanë treguar ndaj Albulena Haxhiut, duke e renditur atë ndër emrat më të votuar dhe më të fuqishëm në këtë proces zgjedhor.