Browse

Article 1 min read

A do ta formojë Albin Kurti Qeverinë vetëm? E papritura që po ndodh

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 13, 2026 · Uncategorized

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë deri në 52 ulëse në Kuvend, në rast se trendi aktual i numërimit të votave me postë vazhdon deri në përmbylljen e procesit.

Në një analizë të publikuar mbi ecurinë e numërimit të votave nga diaspora, Cakolli ka theksuar se numri i përgjithshëm i votave të vlefshme të dërguara me postë mund të arrijë rreth 82.500. Ky projeksion bazohet në ritmin aktual të numërimit dhe në përqindjet e deritanishme të votimit, të cilat, sipas tij, mund të mbeten të qëndrueshme deri në fund të procesit.

Ai ka nënvizuar se ekzistojnë dallime të konsiderueshme ndërmjet rezultateve të votimit me postë dhe atij të zhvilluar në ambasada e konsullata, faktor që po ndikon drejtpërdrejt në llogaritjet për ndarjen e mandateve parlamentare.

Megjithatë, Cakolli ka bërë të ditur se përbërja e ardhshme e Kuvendit ende nuk është përfundimtare, pasi gara për disa mandate mbetet e hapur mes subjekteve politike.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të luajnë rol vendimtar në shpërndarjen e mandateve dhe në formimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.