Browse

Article 1 min read

Arrestimi në Prishtinë që po ngjall reagime

Share Post

TB

Gazeta Minuti arbn · June 10, 2026 · Uncategorized

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte dënuar me burgim për veprën penale “Grabitje”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi është realizuar në kuadër të veprimeve operative dhe hetimore që po ndërmerren për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ka arrestuar F.Sh., 21 vjeç, ndaj të cilit ishte shqiptuar dënimi prej tre vjetësh e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.

Advertisement

Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore në lidhje me rastin dhe personin e arrestuar

Related Articles