Browse

Article 1 min read

Investitori i vetëm i huaj në rrezik largimi, çfarë po ndodh?

Share Post

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me tensionet dhe debatet e fundit që kanë shpërthyer rreth projektit investues në Zvërnec, duke akuzuar qeverinë se po krijon një klimë pasigurie për investitorët e huaj në vend.

Lideri demokrat u shpreh se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja dhe se Shqipëria nuk mund të përballojë largimin e kapitalit ndërkombëtar për shkak të konflikteve apo vendimmarrjeve të paqarta të institucioneve shtetërore. Ai ngriti shqetësimin se po krijohet një precedent i rrezikshëm, ku investitorët e huaj mund të ndihen të pasigurt për të investuar në vend.

“Investitorin e vetëm të huaj, edhe atë doni ta largoni nga Shqipëria”, deklaroi Berisha, duke shtuar se shteti duhet të mbajë përgjegjësi për çdo marrëveshje që ka firmosur dhe të respektojë detyrimet ligjore ndaj palëve të përfshira në projekte të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR