Browse

Article 1 min read

Pse u sekuestruan makinat luksoze të Fatmir Hysenbelliut? Detaji që habit

Share Post

Administrata Tatimore ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e 8 automjeteve luksoze në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së detyrimeve të papaguara tatimore.

Sipas njoftimit zyrtar, automjetet i përkisnin një tatimpaguesi që rezulton me rreth 6.4 milionë euro detyrime të pashlyera ndaj shtetit. Mes mjeteve të sekuestruara përfshihen marka të njohura luksoze si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Edhe pse Tatimet nuk kanë bërë publik identitetin e subjektit, mësohet se automjetet janë në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe djalit të tij, Fatmir Hysenbelliu.

Njoftimi i plotë i Tatimeve:

Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

I tillë është rasti i një tatimpaguesi në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR