Browse

Article 1 min read

Debati i Albin Kurtit thyen rekordet: Çfarë po tërheq kaq shumë vëmendje?

Share Post

Debati i Kurtit në “Politiko” thyen rekord shikueshmërie, mbi 171 mijë shikues

Debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me panelistët e emisionit “Politiko”, Halil Matoshi dhe Fidan Rama, ka shënuar interesim të jashtëzakonshëm nga publiku.

Vetëm pak minuta pas nisjes së emisionit, debati ka thyer rekordin e shikueshmërisë, duke grumbulluar 170,390 shikues njëkohësisht vetëm në platformën YouTube.

Interesimi i madh vjen pasi kjo është një nga paraqitjet e rralla të Kurtit në një debat të drejtpërdrejtë me analistë politikë pas gjashtë vitesh në pushtet.